Edhe përse vitin e ardhshëm do të shijojë shijen e keqe e të luajturit në një kategori inferiore, Tirana ka mundur që të sigurojë Europln duke mposhtur në finale Skënderbeun, me rezultatin 3-1 pas 120 minutave lojë.
Fraksioni i parë i ndeshjes u mbyll në avantazh nga bardheblutë që shënuan të parët në Elbasan Arena me sulmuesin Ede' që u tregua i zoti në një zbritje nga e djathta e repartit ofensiv.
7 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt, Radas barazoi shifrat për “ujqrit e dëborës”, duke e çuar kështu ndeshjen në shtesë.
Shtesë, e cila ka folur vetëm për bardheblutë që shënuan edhe dy gola, në të 104’ shënoi afrikani Nkounkou, ndërsa në të 114’ Merville çoi shifrat në 3-1.
Bardheblutë kanë festuar fitoren e Kupës së Shqipërisë pa mbështetjen e tifozëve, pasi edhe ata pak që ndodheshin në stadium pas shënimit të golit të parë janë larguar në shenjë proteste ndaj presidencës.
Tirana mposht Skënderbeun në Kupë, siguron Europa League
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
VIDEO/ I qetë dhe pa pranga në duar, momenti kur Sokol Hoxha zbret në Rinas! Policia: I akuzuar për tre vrasje, u deportua nga SHBA në Shqipëri
Për çfarë shpenzon Serbia miliona nga rezerva buxhetore?
Tragjedi në Afrikë, futbollisti 27-vjeçar vritet pas një sulmi brutal nga grabitësit
Aksident në autostradën Fier-Lushnjë, makina del nga rruga dhe përfundon poshtë mbikalimit





