Një tjetër aksident me vdekje është regjistruar në Durrës.
Pas vdekjes së 16-vjeçarit në Hamallaj, një 22-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme pranë Urës së Dajlanit.
Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se i riu A. H., 22 vjeç, ka pësuar arrest kardiak gjatë drejtimit të automjetit dhe është përplasur lehtë me trafik ndarësen, e për pasojë ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 20:45, në lagjen nr. 4 Durrës, tek “Ura e Dajlanit”, automjeti me drejtues shtetasin A. H., 22 vjeç, është përplasur lehtë me trafik ndarësen.
Nga veprimet e para dyshohet se drejtuesi i automjetit ka pësuar arrest kardiak gjatë drejtimit të automjetit dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.