Një tjetër aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në Durrës, afër Shkëmbit të Kavajës.

Një mjet ka mbetur i përfshirë në aksident, ndërsa në vendngjarje ndodhen efektivë të Policisë Rrugore, që po hetojnë dinamikën e aksidentit.

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Më herët gjatë ditës, një aksident u regjistrua në autostradën Durrës-Tiranë, ku i plagosur rëndë mbeti shtetasi me iniciale I. H., rreth 70 vjeç, i cili po tentonte të kalonte trafikndarësen.