Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një familje në veri të Mitrovicës, ku kanë mbetur të vdekur dy persona.

Mësohet se pas një mosmarrëveshjeje në familjen Bigoviq, ku janë përfshirë disa anëtarë të familjes, djali ka sulmuar me thikë babanë duke e plagosur rëndë.

Në këtë incident është përfshirë edhe djali tjetër i kësaj familje, i cili dyshohet se duke i ardhur në ndihmë babait, ka vrarë vëllanë e tij.

Babai i plagosur fillimisht është dërguar në spital në gjendje kritike për jetën, ku më pas ka ndërruar jetë.

Sipas KosovaPress-it, bëhet fjalë për vëllezërit binjakë U. Bigoviq. dhe M. Bigoviq, ndërsa babai i tyre që mbeti fillimisht i plagosur është avokati Millan Bigoviq.

I kontaktuar nga KosovaPress, zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq, ka konfirmuar lajmin.

“Zyrtarisht nuk kam marr akoma ndonjë raport. Ajo që di deri  më tani, bëhet fjalë për dhunë në familje ku ka edhe të vrarë”, ka thënë shkurt Radoviq.