Është lënë në arrest shtëpie administratori i plazhit në Vilë-Bashtovë në Kavajë, ku u mbytën babai me dy djemtë e tij të mitur të dielën e kaluar.
Para togave të zeza, Pëllumb Nika tha se në plazh ishte vendosur një flamur i kuq, ndërsa bovat e thellësisë në ujë i përcakton bashkia e Rrogozhinës.
Ai tha se ka rrezikuar jetën e tij kur tentoi t’i shpëtonte, ndërsa zona ku ndodhi tragjedia ishte nën administrim nga bashkia.
Arrestimi i 34-vjeçarit u bë pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, në cilësinë e administratorit të parcelës së plazhit të marrë me qira nga bashkia Rrogozhinë, nuk kishte plotësuar kushtet e sigurisë sipas kontratës së lidhur mes operatorit ekonomik dhe Agjencisë Kombëtare të Bregdetit (kontratë e miratuar nga Ministria e Turizmit).