Një minutë heshtje ka mbajtur Kuvendi i Shqipërisë në nderim të viktimave të tragjedisë në Maqedoni, ku si pasojë e një aksidenti vdiqën 14 persona dhe mbi 30 të tjerë u plagosën.
Në hapje të seancës plenare, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi kërkoi që deputetët e mazhorancës dhe opozitës të ngrihen në këmbë për të respektuar viktimat dhe të plagosurit.
Aksidenti ndodhi në autostradën Shkup-Tetovë, në kilometrin e shtatë të saj, teksa një autobus është përmbysur.