Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 27-vjeçare me iniciale M.S ka humbur jetën vetëm pak orë pasi ishte bërë një apel urgjent për dhurim gjaku në ndihmë të saj.

E reja kishte sjellë në jetë binjakë, por gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua menjëherë pas lindjes, duke e bërë të domosdoshëm sigurimin urgjent të gjakut të grupit 0 negativ. Thirrja për ndihmë u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale dhe në media, duke mobilizuar dhjetëra qytetarë që iu përgjigjën menjëherë apelit për të dhuruar gjak.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe solidaritetit të treguar nga qytetarët, 27-vjeçarja nuk arriti t’i mbijetojë gjendjes kritike.

Kjo humbje ka prekur thellë opinionin publik, ndërsa familja e saj po përballen me një dhimbje të madhe.