Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Lezhë-Milot, pranë ishull Shëngjinit.

Një autobus me pasagjerë është aksidentuar me një mjet të tonazhit të rëndë, trajleri dhe ka dalë nga rruga.

Nga informacionet e para mësohet se është lënduar një fëmijë që është dërguar për mjekim në spital.

Mësohet se ka qenë trajleri që ka goditur nga pas autobusin.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për aksidentin.