Javët e fundit në Abissnet Superiore kanë prodhuar disa çudi. Klubet që po luftojnë për mbijetesë, kanë fituar pa problem ndaj atyre që ndodhen në vendet e para. Trajneri Bledar Hodo foli pas barazimit 1 me 1, që Teuta mori ndaj Flamurtarit. I pyetur nga mediat në Vlorë, Hodo la të kuptohet se gara u prish në fund. Kujtojmë se Tirana, Bylisi, Vora dhe Teuta po luftojnë për të mbijetuar. Vetëm Flamurtari mësoi zyrtarisht verdiktin e rënies nga kategoria.
Një barazim që 99% iu mban në Superiore? “Jo, besoj se kemi dhe një ndeshje në fundjavë që është shumë vendimtare për ne. Momentalisht jemi në vendin e nëntë, nuk kemi siguruar do të thoja asgjë akoma. Kështu që me thënë të drejtën ndjej keqardhje për Flamurtarin sepse është qytet me traditë dhe ka skuadër të mirë. I tillë është futbolli. Më vjen keq që dy skuadra të bregdetit dhe me shumë emër në kampionatin shqiptar ndodhen në këtë gjendje. Iu uroj më të mirat, juve, Flamurtarit, Teutës dhe të gjithë ekipet e traditës që përmenda”.
U prish gara në fund? “Nuk keni nevojë për komentin tim. Dhe një njeri normal që nuk merr vesh nga kjo punë, i kupton shumë gjërat. Nuk ia vlen as të flasim, as të komentojmë”.
Nëse do merrej penalltia nga Flamurtari, cili do ishte fati i Teutës? “Sipas tabelës, besoj se do ishim ne të parët që do… Por janë vendimet që siç iu thashë, nuk është se i marrim ne nga stoli”.





