Artan Jazxhi është një dëshirë e trajnerit Martini për Vllazninë. Tekniku i kuqebluve i njeh mjaft mirë aftësitë e qendërmbrojtësit, që do të shtonte forcat në repartin ku shfaqet më tepër nevojë.
23-vjeçari ka luajtur gjatë gjithë karrierës së tij te Teuta, ndërsa tashmë mund të firmosë me rivalët e Vllaznisë. Lëvizje kjo që do të blindonte mbrojtjen e shkodranëve pas akordit me Arsid Krujën.
Tashmë pritet vetëm firma nën kontratë për mbrojtësin e krahut të djathtë. Kështu Martini po kujdeset që në skuadrën e tij të ketë elementë me të cilët ka punuar më parë. Jazxhi ka plot 134 ndeshje me ekipin e parë të Teutës. Gjatë kësaj kohe ka shënuar 8 gola dhe ka asistuar 3 të tjerë.