Pranë gjykatës së shkallës së parë në Vlorë ditën e sotme është mbajtur seanca për dy shtetasit nga Puka, Bledar Ukshini dhe Ardit Qamluku.

Të dy këta shtetas u arrestuan ditën e mërkurë pasi sollën nga Tirana në drejtim të Vlorës dy mina me telekomandë në kuadër të operacionit “Knout”.

Gjyqtarja Lirza Sinollari ka vendosur për te dy këta persona masën e sigurisë arrest me burg teksa i shpallur në kërkim edhe një tjetër person i cilësuar si porositësi.

Hetimet vijojnë edhe për palët të cilat i dërguan minat nga Tirana në drejtim të Vlorës me dy të rinjtë. Të dy këta persona u arrestuan në një lokal pranë zonës së gjyqit të vjetër në Vlorë.