Mushkëritë luajnë një rol thelbësor në sistemin e frymëmarrjes. Ato marrin oksigjenin dhe filtrojnë jashtë organizmit toksinat.

Ruajtja e shëndetit të mushkërive, dhe funksioneve të tyre është thelbësore.

Mushkëritë e shëndetshme garantojnë që i gjithë organizmi të ushqehet siç duhet me oksigjen.

Sigurisht që aktiviteti fizik, mospirja e duhanit dhe shmangia e ndotjes janë gjithashtu mënyra të mira për të garantuar shëndetin e mushkërive.

Ushqimet luajnë një rol kryesor për mirëqenien e këtij organi.  Barishtet, hudhra, agrumet frutat e pyllit dhe xhenxhefili janë ndër ushqimet më të rekomandueshme për shëndetin e mushkërive.

Mund të përmendim tre prej tyre.

Fistikët
Fistikët janë shumë të rëndësishëm për shëndetin e mushkërive.

Sipas  studimeve ato përmbajnë një lloj të veçantë të vitaminës E, e cila ofron mbrojtje ndaj disa formave të sëmundjeve të mushkërive.

Fistikët ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe të ngopin lehtë e pa kalori, të cilat janë përgjegjëse për shtimin në peshë.

Speci Djegës
Speci djegës është një erëz shumë e fuqishme dhe mirëbërëse për organizmin.  Ai ofron me dhjetëra përfitime për shëndetin e njeriut.

Gjithashtu ndihmon në shuarjen e kollës që irriton fytin në vazhdimësi.

Kjo erëz shpërbën sekrecionet dhe rekomandohet për gjithëkënd që vuan nga bronshiti apo problemet me rrugët e frymëmarrjes.

Ushqimet E Pasura Me Omega-3
Acidet yndyrore omega-3 ndihmojnë në pastrimin e mushkërive dhe efikasitetin e sistemit të frymëmarrjes.

Këto ushqime kanë gjithashtu aftësinë të shmangin inflamacionin në organizëm dhe të përmirësojnë shëndetin mendor.