Deputeti Erion Braçe mbajti fjalën e tij sot në Kuvend, teksa po diskutohej projektligji për mbrojtjen e kafshëve dhe bimëve.
Fillimisht replikoi me demokratin Tritan Shehu, i cili ngriti problematikën se po shiten fostoksina dhe preparate të tjera të rrezikshme hapur. Braçe tha se institucionet ligjzbatuese duhet të veprojnë.
“Tregu çam nuk është treg që duhet të shesë produkte për mbrojtjen e bimëve dhe kafshëve. Është një treg tjetër si kushdo. E ka të ndaluar shitjen. Duhet të veprojnë institucione. Gjithçka vjen nga shkelja e protokolleve. Shkelen kudo. Dhe të veprojnë institucionet ligjzbatuese. Janë përgjegjëse. Nuk është fotoksinë, janë dhe preparatet të tjera që i shesin nën dorë në farmaci dhe vende të tjera. Duhet të veprojnë institucionet ligjzbatuese. Pasi dëmtojnë shëndetin tonë.”
Më tej, socialisti theksoi se për mbrojtjen e bimëve duhet filluar nga mbrojtja e tokës, pasi toka bujqësore sidomos në Tiranë po jepen për ndërtime shumëkatëshe.
“Pavarësisht se me ligj përafrojmë standarde te BE, elementi kyç është mbrojtja e tokës. Ta fillojmë nga A-ja. Dhe pa diskutim dhe përbërësve të saj. Shqipëria është në hall për mbrojtjen e tokës. Për normat e ulëta të fitimit nga puna bujqësore, bujqit po nxitojnë veçanërisht në Tiranë ta lëshojnë tokën për aktivitet m të lartë fitimi. Toka po jepet për ndërtime shumë katëshe. Duhet të fillojmë nga mbrojtja e tokës. Nuk duhet të lëshojmë tokën bujqësore për ndërtime. Tirana po hyn në një rreth vicioz të habitshëm. Bujqit vihen në presion për ta lëshuar tokën për ndërtime, shihni Saukun, Farkën, Bërzhitën, Mulletin. Po ndërtohet në tokë bujqësore, zona rezidenciale.”