Nuredin Dumani, një nga tre bashkëpunëtorët e SPAK, ka treguar momentin më të diskutueshëm të operacionit “Plumbi i Artë”.

Bëhet fjalë për mometin kur ai është plagosur në zonën e Papërit në Elbasan. 29 mars 2022. Dumani thotë se i vetmi njeri që ka identifikuar në këtë ngjarje është pikërisht, Talo Çela.

Sipas tij, Talo Çela ka organizuar pritën në Papër pasi ka arritur ta shikojë fytyrën e Talos teksa ndodhej në timonin e një benzi me targa greke, nga është qëlluar me dy armë automatike.

Por megjithëse. Dumani i ka treguar prokurorëve se është qëlluar pikërisht nga Talo Çela, për këtë ngjarje SPAK nuk ka ngritur asnjë akuzë për Çelën.

Dumani tregon se goditja e tij, është kryer vetëm pak minuta pasi ishte rrethuar nga tre makina, ku tek njëra prej tyre ka dorëzuar një automatik tip “Kallashnikov”.

“… Teksa qëndroja në rrugën kur ikën në Cërrik, më janë afruar tre makina të tipit “Audi”, “Benz CLS” dhe një “BMW”.

Nga makina “BMW”,ka zbritur një person dhe më është afruar drejt vendit, ku unë po qëndroja i parkuar.

Këtij personi i kam dhënë një automatik kallashnikov, të cilin ja kisha sjellë si suvenir.

Të treja makinat më shikonin mua dhe aty kam ndjerë një parandjenjë të keqe.

Unë fillova të lëviz me mjet, duke hyrë tek kryqëzimi i Papërit, në rrugën e që të çon në Cërrik. Pasi pashë që të treja makinat ikën në drejtim të Cërrikut, lëviza direkt dhe unë. Por papritur më zuri rrugën një Benz me targa greke i vjetër “C Class” pa xhama të zinj…”.

Dumani, ka treguar se pikërisht ky automjet i ka dalë përpara duke e bllokuar për gati 5 minuta.

“…Nuk jam afruar fare në drejtim të Benzit, pasi e kuptova që nuk ishte mirë puna. Personat që ishin në makinë më bënë dhe foto me telefon dhe ikën. Sapo fillova të lëviz, për të ikur tek kthesa e Papërit dhe të largohesha në Fier, më ka dalë para një kamion dhe unë duhet të qëndroja STOP. Unë po shikoja gjithmonë djathtas, pasi doja të shikoja nësë kishte makina të tjera aty në parkim si dhe nëse ishin makinat e tjera që po më vezhgonin. Por e humba vëmendjen nga krahu i majtë. Në sekondë dëgjova xhamat dhe breshëri automatiku. Kam kthyer kokën instiktivisht.

Pashë që ndaluan krismat. Kur ktheva kokën, pashë një makinë ngjyrë vishnjë “E Class”, nuk e pashë targën dhe pas shoferit ishin 2 gjuajtës që kishin kallashnikov në dorë, të cilët nuk kishin zbritur por kishin dritare të hapur. Nuk i identifikova dot ata që kishin kallashnikovin, se kishin maskë. Por identifikova shumë mirë shoferin, ishte fiks ai që po kërkoja unë, Talo Çela. Duke e njohur strukturën e tij dhe mënyrën se si rrinte, jam i bindur që ishte ai.

Pastaj filluan breshëri, jam shtyrë nga krahu i djathtë dhe barkas kam prerë timonin për Peqin. Jam përplas 2 herë, ato prap me vinin mbrapa në mënyrë të ç’rregullt. Makinës, ju çan gomat dhe i ikte drejtimi sa majtas dhe djathtas. Nga vendi i ngjarjes deri ku kam qëndruar është një distancë 150 deri në 200 metra. Kapa kallashnikovin dhe zbrita, pasi e mbusha jam pozicionuar për të gjuajtur me armë gjuajtësit. Ata e panë këtë gjë, por nuk u afruan dhe unë s’kam qëlluar…”-ka rrëfyer Dumani sipas OraNews.

Mes Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit prej vitesh ka një luftë të hapur, ku secili prej tyre kërkon eleminimin fizik të njëri-tjetrit.

Në muajin Mars 2022, Dumani kishte udhëtuar nga Kosova në Shqipëri, pikërisht për të ekzekutuar Talo Çelën dhe Elton Kilën në Elbasan. Plani i tij për të bërë një rrugë e dy punë, nuk ka funksionuar sipas parashikimeve të shumëkërkuarit. Pasi në dijeni të lëvizjeve të Dumanit, ishte vënë dhe Talo Çela.

“Ora News” mëson përmes dokumenteve zyrtare sesi Talo dhe Nuredin Dumani, ndiqnin lëvizjet e njëri-tjetrit, me shpresën e goditjes me armë.

Përmes informacioneve të siguruara në policinë e Elbasanit, Dumani kishte mundur ti afrohej bazës së Talo Çelës. Por teksa ai është afruar të vëzhgonte shtëpinë ku fshihej Çela, aty ka ndjerë një zhurmë të ngjashme me shulin e automatikut dhe është larguar. Ndërsa vetëm pak ditë pas vizitës së Dumanit, në bazën ku fshihej Talo Çela në Fushë-Mbret, Dumani është sulmuar me armë pikërisht nga njerëzit e Talo Çelës.

Dikur miq, kur dhe si u “prishën” Talo Çela dhe Nuredin Dumani
Dikur miq të ngushtë, por më pas armiq të përbetuar, që prej vitesh tentojnë të eliminojnë fizikisht njëri – tjetrin por edhe bashkëpunëtorët e tyre. Kjo është historia e dy vrasësve me pagesë Talo Çela dhe Nuredin Dumani. Ky i fundit i arrestuar pak javë më parë pasi mbeti i plagosur në një atentat në Elbasan, ndërsa armiku i tij Talo Çela vijon ende të jetë në kërkim. Së fundmi Nuredin Dumani ka pranuar të flasë për të shkuarën e errët dhe kriminale të tij. Ai ka rrëfyer para SPAK edhe se si nisi armiqësia mes tij dhe Talo Çelës.

Mësohet se gjithçka ka nisur pas vrasjes së Andi Zylyfit, djalit të hallës së Erion Alibej. Nuredin Dumani rrëfen se në vitin 2019-të pati një konflikt me Talo Çelën pasi e kishte ndjerë veten të përdorur prej tij. Dumani shprehet se një makinë që ai e kishte të falur dhe e ruante për ndonjë ngjarje tjetër por i ishte kërkuar nga Talo Çela për të kryer vrasjen e Andi Zylyfit.

“Në vitin 2019-të pasi kam dalë nga burgu më ndodhi një konflikt me Talo Çelën pas vrasjes së Andi Zylyfit e ndjeva veten të përdorur për arsyen se Benzi që u përdor për ngjarjen dhe vrasjen mua ma kishin falur. Unë po e mbaja ta shfrytëzoja për një ngjarje tjetër, grabitje ose vrasje dhe këto ma kërkuan duke thënë se i duhej shpejt se do kryenin vrasjen e Andi Zylyfit. Makina ishte Mercedes – Benz E Class ngjyrë gri të cilën e kam patur te garazhdi. Kjo makinë ka ndryshuar ngjyrë 3 herë tek servisi i Dorjan Shkozës” thotë Nuredin Dumani në dëshminë e tij.

Kjo dëshmi tregon lidhje edhe vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdias. Deri më tani ata dyshoheshin të përfshirë në grabitjen e Rinasit, por pas dëshmisë së Dumanit, rezulton se ato kishin informacion edhe për ngjarje të tjera kriminale. Në të vërtetë ata dyshohet se kanë qenë pjesë e infrastrukturës së mirëmbajtjes së gjithë aktivitetit kriminal të grupit.

“Unë vetë i kërkova Talo-s të merrja pjesë pasi kisha mbetur pa lekë por ai më tha nuk të fus dot se është në pjesë Miri Haxhia dhe Altin Ndoci, ata kanë marrë kaparin. Talo më tha që do të ta zëvendësonte makinën pasi të mbaronte ngjarja. Makinën nuk ma zëvendësoi dhe nuk më dha as lekët që më premtoi. Disa ditë më vonë 2 ose 3 ditë pas ngjarjes po debatoja me Talo Çelën se ngjarja kishte ndodhur në Peqin dhe ato kishin ardhur në Durrës për kontroll te shtëpia ime, thërritën dhe vëllain e madh po ska lidhje.” ka thënë Nuredin Dumani. Edhe këtu del përfshirja e vëllezërve Haxhia, ku më vonë u vranë Besmir dhe Viktor Haxhia.

Ndërkohë në një pjesë tjetër të dëshmisë, Dumani tregon se një person me emrin Altin Ndoci kishte shkuar të merrte një shumë parash me urdhër të Talo Çelës. Dumani shpjegon se e ka pyetur Altin Ndocin se ku janë pjesë e tij e parave por Ndoci i ka thënë se me këtë punë do të merret Talo.

“Konflikti vazhdoi më Talon edhe në telefon edhe ballë për ballë. Ai për çdo gjë me sillte Altin Ndocin për të biseduar ndërkohë kishte lidhje me Dorjan Shkozën. Një ditë kam sharë/ofenduar Altinin te lagjja. Dorjani nuk më la ta godisja Altinin. Unë isha me vëllain tim Dashnorin.” thotë Dumani.

“Pas 2 ose 3 ditësh Altin Ndoci i ka dalë vëllait tim Dashit e ka ndaluar në rrugë, vëllai ka qenë me BMV seria 3, Altini i ka nxjerr pistoletën me mulli vëllait siç duket ka shkrep armën por nuk ka realizuar qitjen. Në atë moment vëllai del dhe e rreh keq Altinin në afërsi të lagjes time. Vëllai më vuri në dijeni për ngjarjen. Unë i shkruajta Talos dhe e shava goxha rëndë dhe i thash tani e tutje keni punë me mua pas kësaj ngjarje. Talo më tha që nuk e kam bërë s`kam çuar njeri dhe vëllait tënd i blej dhe makinë të re. Altin Ndoci na provokonte goxha herë bashkë me Mirin e Kolës, saqë nuk po dinim të reagonim në atë kohë. Pashë situatën që nuk ishte e mirë, Dorjan Shkoza ishte gjatë gjithë kohës pas meje në çdo lëvizje duke më vëzhguar. Më pas u ula me vëllain dhe i thashë që duhet të largohemi nga Shqipëria pasi ato duan të na vrasin, unë nuk lëvizja dot pasi isha me ekspuls…….” shton ai.