Një ngjarje shokuese vjen nga qyteti i Durrësit.

Policia bën të ditur se ka arrestuar në flagrancë një 28-vjeçar i cili i është futur në banesë një 53-vjeçareje, të cilën e ka përdhunuar dhe më pas i ka vjedhur një shumë parash.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin K. K., 28 vjeç, banues në lagjen Nr.18 Durrës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 53 vjeçe, banuese në lagjen Nr.9, Durrës, të cilës i ka thyer derën e banesës dhe i ka vjedhur gjithashtu edhe një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.