Mbarë opinioni publik është tronditur në Francë, pasi një djalë 10-vjeçar u gjet i vdekur në një valixhe. Mësohet se trupi i fëmijës është gjetur i braktisur në një kosh plehrash, brenda një valixheje.
Tronditës është fakti se e dyshuara kryesore për vrasjen edhe braktisjen e 10-vjeçarit është nëna e tij. Sipas medieve franceze, 33-vjeçarja është zhdukur dhe po kërkohet nga policia.
Denoncimin për zhdukjen e 10-vjeçarit dhe nënës së tij e ka bërë i ati. Pas denoncimit ka vijuar një operacion i gjerë i policisë dhe zjarrfikësve për gjetjen e të dyve.
Si rrjedhojë, policia gjeti valixhen me fëmijën e vdekur, trupi i të cilit ka pësuar plagë të shumta me thikë. Megjithatë, deri në daljen e rezultatit të autopsisë, nuk mund të përcaktohet me saktësi shkaku i vdekjes së 10-vjeçarit.
Un enfant retrouvé mort dans une valise en Seine-et-Marne pic.twitter.com/J8gZL2ywVo
— BFMTV (@BFMTV) January 28, 2022