Jo gjithmonë ësntë e mundur, por ne duhet të gjejmë një moment të qetë për të ngrënë nëse duam të jemi të shëndetshëm. Ngrënia nuk nënkupton gëlltitje të ushqimit, përkundrazi, duhet të jemi të vetëdijshëm se është e rëndësishme ta përtypim ushqimin nëse duam të ndihemi mirë dhe të jemi të shëndetshëm. Prandaj, ne duhet të jemi pjesë e kulturës Slow Food.
Koha e duhur për të ngrënë
Sipas ekspertëve, është e rëndësishme të gjejmë një moment qetësie për të qenë në gjendje të ushqehemi pa na shpërqendruar apo ndërprerë kohën e ngrënies. Për këtë arsye, ata kanë vendosur 20 minuta si kohën ideale për të ngrënë ushqimin. Në fakt, ata rekomandojnë të merrni maksimumi 30 minuta, duke iu afruar sa më shumë asaj kohe.
20 minutat nuk janë vendosur rastësisht. Kjo është koha që i duhet trurit që të ndihet i ngopur. Kjo ndjesi ndihmon organizmin tonë që të mos ndihet i uritur dhe ne shmangim të ngrënit më shumë ushqim sesa duhet.
Si ndihmon të ngrënit ngadalë
Ekspertët në Quiron Salud paralajmërojnë për rëndësinë e të ngrënit ngadalë për të qenë të shëndetshëm dhe për të mos ngrënë tepër.
Disa nga përfitimet e të ngrënit ngadalë:
– Kontrollojmë më mirë atë që konsumojmë dhe në çfarë sasie.
– Ushqimi nuk do të gëlltitet me stres, por organizmi do t’i asimilojë këto ushqime në gjendje kënaqësie.
– Arrijmë një ndjenjë të ngopjes që do të na pengojë të konsumojmë më shumë kalori sesa kemi nevojë.