Një zjarr i dytë ka shpërthyer në Turqi.

Më herët zjarri në rajonin kryesisht kurd, raportohet se la të paktën 10 të vdekur derisa të vihej nën kontroll, njoftonin autoritetet.

Qindra kafshë gjithashtu u vranë nga zjarri që përfshiu fushat e bimësinë në rajonin rural.

Përveç viktimave ministri i shëndetësisë Fahrettin Koca shkruante se më shumë se 70 njerëz ishin plagosur ose dëmtuar nga thithja e tymit.

Një gazetar i AFP në fshatin Koksalan në Diyarbakir tha se kishte parë të paktën 100 kafshë të vrara nga zjarri, ndësa rezidentët thonin se numri i gjësë së gjallë të zhdukur nga katastrofa ishte më i madh.

Një veteriner vendas tha se shumë nga kafshët e plagosura nga djegiet, janë në gjendje të rëndë dhe duhet të eliminohen pasi nuk mund të shpëtojnë.

Turqia raportohet se ka pasur dhjetra zjarre sivjet që kanë shkatërruar rreth 12 000 hektarë toka, sipas të dhënave të BE.