Ergis Arifi u zgjodh lojtari i ndeshjes, ndaj Skënderbeut, ku skuadra e Teutës, triumfoi me rezultatin 2-3. Në prononcimin e dhënë menjëherë pas ndeshjes, talenti 17-vjeçar, ndër të tjera u shpreh: 

“U ndjeva shumë mirë. Jam shumë i lumtur për fitoren. Shpresoj që të fitojmë në ndeshjen e radhës. Bashkëpunimi me Preknicajn ma bën më të lehtë punë. Është pikë referimi. Ai merr topin nga mbrojtësat, ndërsa unë iki përpara”, deklaroi Arifi.