Ka ndërruar jetë 57-vjeçari që u dogj mbrëmjen e djeshme në Sarandë. Mësohet se Ilirian Xhani, me origjinë nga Përmeti, por banor i Berdeneshit, kishte mësuar djegie në 70% të trupit.

Pas ndihmës së parë në urgjencën e Sarandës për shkak të djegies së rëndë 57-vjeçari u dërgua me ambulancë për në spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk ka mundur dot të arrijë deri në kryeqytet, pasi e ka humbur jetën gjatë rrugës. Mësohet se ambulanca u kthye nga rruga, ndërkohë që trupi i tij u dërgua përsëri në Tiranë për të bërë ekspertizën mjeko-ligjore, sipas kërkesës hetimore të nisur nga vendngjarja me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës rreth orës 22:15, në vendin e quajtur “Ish-ushqimorja”, në Çukë, bashkia Sarandë, në një magazinë elektroshtëpiakesh, në kabinën e vendrojës, ku qëndronte Ilirian Xhani. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.