I riu që shihni në foto është Erjon Xhenje, 19-vjeçari që u vra dje në mbrëmje në Shkodër. Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal pranë bulevardit “Bujar Bishanaku”. Mësohet se Xhenje u qëllua me 5 plumba teksa pinte kafe, ndërkohë që autorët ndodhen në arrati. Po ashtu bëhet me dije se i riu do të përcillet sot për në banesën e fundit.

Në vendngjarje u zbuluan rreth 30 gëzhoja plumbash. Në një reagim zyrtar policia e Shkodrës bëri me dije se një motoçikletë është gjetur duke u djegur në lagjen ‘Gurrile’ dhe po ashtu është gjetur edhe arma e dyshuar se është përdorur në këtë vrasje.

Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të krimit,