Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në plazhin e Durrësit, ku është mbytur një pushues polak.

Sipas policisë, 68-vjeçari polak, dyshohet se është mbytur duke u larë në det.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 10.09.2021, rreth orës 16:40, në lagjen nr.13, Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasi polak J. B., 68 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.