Policia e Durrësit ka reaguar sot mbi rastin e vdekjes së një të moshuare në lagjen nr.18.
Policia bën me dije se viktima është shtetasja B. M., 84 vjeçe.
Ajo është gjetur e pajetë dhe pa shenja dhune, ditën e martë rreth orës 10:30, në banesën e saj, në lagjen nr.18.
Paraprakisht, dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën nga shkaqe natyrale.