Krim pasioni mund të përkufizohet vrasja e gruas sot në Fier.
Burri ka rrëfyer se e ka qëlluar të shoqen me thikë pasi dyshonte se ajo e tradhëtonte.
Petrit Mamaj është 56-vjeçari që masakroi për vdekje bashkëshorten e tij, Valdete Mamaj.
Fillimisht ngjarja u cilësua si vetvrasje pasi pranë dorës së gruas qëndronte thika. Por më pas gjithçka është zbuluar.
Vetë 56-vjeçari e ka pranuar krimin e rëndë.
“Po unë e vrava, e bëra për xhelozi. Më tradhëtonte,”- është shprehur ai ndër të tjera.
Petrit Mamaj është vënë në pranga dhe ndaj janë ngritur akuzat për vrasje.
Lexo edhe: