Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në angli. Bëhet me dije se një foshnje ka vdekur pasi u kafshua nga qeni i shtëpisë. Siç raportohet vajza 7-muajshe u dërgua në spital me lëndime serioze në kokë pasi qeni e sulmoi. Por fatkeqësisht policia ka thënë se ajo vdiq pak kohë pas ngjarjes.

“Një foshnje 7-muajshe ka pësuar lëndime serioze në kokë pasi u kafshua nga qeni i familjes brenda shtëpisë. Ajo u trajtua në vendngjarje para se të dërgohej në spital për trajtim të mëtejmë. Tragjikisht, ajo vdiq më pas”, ka thënë Policia.