Policia Rrugore e Krujës ka arrestuar një 23-vjeçar, pasi është kapur duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. A., 23 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa lejen përkatëse.“, thotë policia

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.