Policia e Durrësit ka arrestuar 3 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Nga burimet zyrtare mësohet se në pranga ka përfunduar një 60-vjeçar, banues në Hamallaj, pasi është kapur duke ndërtuar një objekt pa leje.

Gjithashtu në pranga ka përfunduar edhe një45-vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij.

Po ashtu, është arrestuar edhe një shofer, i cili drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. H., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij;

Specialistët për Hetimin e Krimit në Postën e Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasin M. D., 60 vjeç, banues në Hamallaj, Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke ndërtuar një objekt pa leje nga organet kompetente, si dhe ka kanosur pronarin e tokës ku po ndërtonte, shtetasin D. A.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin O. M., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.