Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin D. B., 35 vjeç, banues në Kavajë, pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur në banesën e shtetases M. B. Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka vjedhur edhe në një banesë tjetër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.