Një 31-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi është kapur, në lagjen nr.1, në vendin e quajtur “Pishinat e qytetit”, duke u marrë para drejtuesve të mjeteve që parkonin në parkim publik.

Gjithashtu në pranga ka përfunduar edhe shtetasi F.H., 31-vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mashtrimi”, shtetasi M. P., 31 vjeç, pasi është kapur në flagrancë, në lagjen nr.1, në vendin e quajtur “Pishinat e qytetit”, duke u marrë para drejtuesve të mjeteve që parkonin në parkim publik.

Specialistet e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin F. H., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.