Specialistët për Hetimin e Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin R. Xh., 27 vjeç, banues në Kashar, Tiranë.

Siç njofton policia, 27-vjeçari kishte hapur një lokal në Durrës dhe “qeraste” klientët me lëndë narkotike të llojit kokainë.

Përveç të riut, në telashe ka përfunduar edhe klienti i tij A. T., 37 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas u kap në lokalin e 27-vjeçarit R.Xh. duke konsumuar lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të cilën ia kishte blerë po këtij shtetasi.

Për 37-vjeçarin u referuan materialet në Prokurorinë Durrës, e cila ka nisur procedimin penal për të.