Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Vlorë, ku një burrë ka ndërruar jetë pasi u rrëzua nga lartësia e një bordure.

Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se rreth orës 16:30, në lagjen “Hajro Çakërri” të qytetit, në shkallët e Kuzum Baba-së, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e një bordure, një shtetas ende i paidentifikuar.

40-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.