Zbardhen emrat e 15 personave të arrestuar nga operacioni antidrogë të zhvilluar një ditë më parë në Tiranë, ku u goditën disa grupe kriminale që shisnin lëndë narkotike.

Të arrestuarit janë: Arsen Shahollari, Ilir Baruti, Visar Alla, Xhemal Gjoka (Boja), Jurgent Ibrahimi, Ermond  Osmani, Aljon Çezma, Abdulla Gega, Klevin Nika, Albi Çela, Saimir Duraj, Edison Mera, Eris Hoxha, Emra Idrizi dhe Glerjan Hoxhalli.

Policia bëri me dije se ka sekuestruar mbi 60 kg kanabis, mbi 2 kg kokainë, 4 armë zjarri (1 armë zjarri pistoletë dhe 3 armë gjahu), 121 000 euro, 60 milionë lekë, 5000 paundë, 14 celularë, peshore elektronike dhe 3 automjete.

Në total, policia ka identifikuar 36 persona pjesë të këtyre grupeve që shisnin drogë të llojeve të ndryshme. Masa e sigurisë është ekzekutuar për 15, ndërsa në kërkim janë ende 16 të tjerët. Ndërkohë që 5 të tjerë, sipas policisë, janë vënë në pranga gjatë periudhës hetimore.

LEXONI EDHE: