U referuan materialet në Prokurori dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, pasi në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se i kanë vënë zjarrin dy automjeteve, njëri prej të cilëve është djegur plotësisht, ndërsa tjetri pjesërisht.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.