Me një zë potent, mjaft melodioz dhe interpretim të ndjerë vogëlushja Marisol Beja solli në skenën e Qendrës Kulturore të Fëmijëve Durrës hitin “Aleluja” dhe fitoi çmimin e parë.

Së bashku me Anabela Gjokën dhe Nicol Compagnionin, ato u shpallën fituese të edicionit të tetë të konkursit “Zërat e rinj” respektivisht në kategoritë 1, 2 dhe 3.  

Edicioni i tetë i këtij konkursi ngjiti në skenë 26 fëmijë të moshës 7 deri në 14 vjeç, nga të gjitha shkollat e bashkisë Durrës, të cilët interpretuan me mjaft virtuozitet repertor të moshës së tyre, por edhe hite botërore.

Për drejtoreshën e QKF Durrës, Alda Zyferi, dhe Olta Jubën, trajneren vokale të finalistëve, të gjithë fëmijët pjesëmarrës kanë dhënë më të mirën e tyre në këto 2 muaj përgatitjeje intensive.

Një moment i veçantë dhe që emocionoi të gjithë të pranishmit, ishte kur vogëlushja Klea Toma, me aftësi ndryshe, u ngjit në skenë dhe interpretoi e shoqëruar nga kori i të gjithë fëmijëve pjesëmarrës.

Konkursi “Unë këndoj” është një ndër aktivitetet kulturore përmbyllëse të QKF Durrës, për këtë vit shkollor, por edhe gjatë muajve të verës nuk do të mungojnë eventet e organizuara nga kjo qendër.

M.B.