Novak Djokovic i ka të gjitha kartat në rregull për të realizuar poker-in e Slam-eve në këtë vit kalendarik. Numri 1 i botës pas triumfeve në Australian Open, Roland Garros dhe Wimbledon do të synojë me çdo kusht të triumfojë edhe në US Open jo vetëm për ta kthyer 2021-n në një vit të paharrueshëm por edhe për t’u bërë tenisti më i madh i të gjitha kohërave duke parakaluar Nadal dhe Federer përsa i përket turneve Grand Slam në karrierë teksa aktualisht kanë fituar të tre nga 20 Slam-e.

Djokovic u kualifikuar në raundin e tretë të turneut nju-jorkez pasi kaloi lehtësisht numrin 121 të botës holandezin Griekspoor të cilin e mposhti lehtësisht në 3 sete me shifrat 6-2 6-3 6-2. Në fazën tjetër Nole do të ketë përballë japonezin Kei Nishikori i cili eliminoi pas një ndeshejeje maratonë që zgjati 4 orë amerikanin McDonald të cilin e mposhti 3-2 me sete.

Në mungesë të dyshes Nadal-Federer për shkaqe dëmtimi por edhe të tjerë emrave të mëdhenj, rivalët e Djokovic për suksesin final në US Open mbeten Medvedev, Tsitsipas dhe gjermani Alexander Zverev. Avancoi në raundin e tretë të US Open edhe numri 7 i botës rusi Denis Shapovalov i cili mposhti po në tre sete Carballes Baena me shifrat 7-6 6-3 6-0.

Me vështirësi kaloi në raundin tjetër edhe italiani Mateo Berretini që mposhti 3-1 me sete francezin Moutet, ndërkohë që Alexander Zverev ishte thjeshtë fantastik ndaj spanjollit Albert Ramos të cilin e theu shumë thjeshtë 3-0 me sete duke humbur vetëm 4 game në total. Më tej u kualifikua edhe francezi Gael Monflis që kaloi 3-1 me sete amerikanin Steve Johnson.