Për të gjithë duhanpirësit, ka një sërë ushqimesh që mund ta ndihmojnë trupin e tyre të pastrohet nga nikotina.

1. Brokoli

Është i pasur në vitamina B5, C dhe D që janë përgjegjëse për të rregulluar shumë procese në trupin e njeriut. Brokoli ndihmon në forcimin e metabolizmit dhe i mbron mushkëritë tuaja nga toksinat.

2. Spinaqi

Spinaqi përmban acide fosile dhe Vitaminë B9 që janë të njohura për largimin e nikotinës nga trupi.

3. Portokalli

Nikotina e zbraz trupin nga vitamina C, ndërsa portokallet janë të mbushura me vitaminë C dhe rikthejnë ekuilibrin.

4. Limoni

Limonët janë një armë  e fuqishme për të luftuar nikotinën. Helmi i nikotinës rri në gjak për 3 ditë duke dëmtuar qelizat dhe sistemin imunitar. Limoni ka fuqinë t’i largojë këto efekte negative që lë nikotina në organizëm.

5. Xhinxheri

Xhinxheri ndihmon në largimin e simptomave të padëshiruara të duhanit nga trupi. Gjithashtu redukton toksinat në gjak, që shkaktohen nga nikotina.

6. Karota

Konsumimi i rregullt i karotave ndihmon në marrjen e vitaminave A,C dhe K, të cilat i shkakëtrron nikotina.

7. Shega

Pirja e duhanit rrit rrahjet  e zemrës, presionin e gjakut dhe konsumimi i shegës normalizon qarkullimin e gjakut.

8. Lakra jeshile

Sa më shumë lakër të gjelbër të konsumoni, aq më të mbrojtur do jeni nga kanceri.