Mëlçia është një nga organet më të rëndësishme për organizmin, por shpesh e lënë në hije. Ajo filtron gjithçka që hamë e pimë, duke përpunuar toksinat dhe ushqyesit. Por zakonet tona ushqimore mund të ndikojnë drejtpërdrejt në funksionin e saj – qoftë në mirëmbajtje, apo në dëmtim të saj.
Ekspertët paralajmërojnë se sasia dhe cilësia e ushqimit kanë rëndësi vendimtare. Konsumimi i tepërt i disa ushqimeve mund të çojë në depozitime yndyrore në mëlçi, e në raste më të avancuara, edhe në cirrozë. Nga ana tjetër, disa ushqime kanë efekt pastrues dhe mbrojtës për këtë organ jetik – si angjinarja, që konsiderohet një nga aleatët më të fuqishëm për shëndetin e mëlçisë.
Ushqimet më të mira për mëlçinë:
- Tërshëra
- Boronica
- Kafe e zezë pa sheqer
- Ujë i bollshëm
- Spinaq
- Angjinare
- Brokoli
- Çaj jeshil
- Bimë të freskëta (si majdanozi, kopra)
- Bajame
Këto ndihmojnë në detoksifikim, mbrojnë qelizat e mëlçisë dhe përmirësojnë funksionin e saj.
Ushqimet që duhet shmangur:
- Sheqeri i tepërt
- Kripa e tepërt
- Ushqimet me yndyrna të ngopura (fast food, gjalpë industriale, etj.)
- Alkooli
- Produktet e standardizuara dhe të përpunuara (si karkaleca të konservuar, patate të skuqura në vaj industrial, etj.)