Një 30-vjeçar është proceduar nga policia në Kavajë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

“Komisariati i Policisë Kavajë ka referuar materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Gj., 30 vjeç, banues në fshatin Kryeluzaj, Kavajë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.”, njofton policia.