Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale H.M., 34-vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin H. M., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.”, thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.