Një 37-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, në lagjen nr.15.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin Xh. T., 37 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.”, tha policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.