Komisariati i Policisë Durrës arrestoi në flagrancë shtetasin B. Y., 50 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait dhe kunatës së tij. Gjatë kontrolli fizik, shtetasit B. Y. iu gjet një mjet prerës (thikë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.