Policia e Durrësit njofton se ka prangosur dy gra të cilat ushtronin prostitucion në zonën e njohur si “Ura e Dajlanit”.

“Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u  arrestuan në flagrancë 2 shtetase 29 e 38 vjeçe  për veprën penale “Prostitucioni”, pasi janë kapur në lagjen Nr.14 tek “Ura e Dajlanit” duke ushtruar prostitucion.”, bëjnë me dije burimet zyrtare.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.