Kombinimi i një vaksine dhe një imunoterapie rezulton të jetë mjaft efikas në parandalimin e rikthimit të melanomës dhe vdekshmërisë si pasojë e sëmundjes.

Vaksina mRna është në fazë eksperimentale dhe në provat laboratorike, së bashku me terapinë imunologjike ka ulur në 49% rrezikun e riaktivizimit të kancerit.

Vaksina quhet “Intismeran” dhe është ndryshe nga vaksinat tradicionale.

I mëson sistemit imunitar të njohë qelizat tumorale nga ato të shëndetshme, veçanërisht proteina specifike të pranishme në të parat.

Provat klinike janë kryer për 5 vjet, dhe pacientët janë ndarë në dy grupe, pas operacionit nga kjo formë tumorale e lëkurës.

Në fund të procesit, 68% e atyre që kishin edhe vaksinen te përfshirë në imunoterapi, nuk kishin më shenja të rikthimit të sëmundjes, kundrejt 49% të atyre që u kuruan vetëm me imunoterapi.