Nga Tushemishti në Durrës për të shitur punimet e saj artizanale me gurë natyralë.
Vislet Lisi është një artizane që prej 12 vitesh punon së bashku me vajzën për prodhimin e byzylykëve, varëseve etj të realizuara me dorë, duke përdorur gurë natyralë, por edhe rruaza e materiale të tjera.
Lisi është pjesë e inkubatorit “Shtëpia e duarve të arta”, një projekt që financohet që nga viti 2012 nga Bashkimi Evropian.
Stenda e saj në panairin e organizuar në qendër të Durrësit tërhoqi vëmendjen edhe të ambasadores së Suedisë, Elsa Hastad, që siç rrëfen Visleti bleu dy varëse të punuara me mjeshtëri.
Ndiqni intervistën e saj dhënë për “DurrësLajm”.