Varianti i ri i Covidit, “Omicron”, ka krijuar një situatë shqetësues në shumë vrnde, të cilat kanë filluar tëmarrin edhe masa për të ndaluar përhapjen e tij. Ndër këto vende është edhe Franca.

Në një njoftim për mediat Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka bërë me dije masat e vendosura nga Republika e Francës, për hyrjet dhe daljet e qytetarëve.

Kështu bëhet me dije se:

Nga data 02 dhjetor 2021, për udhëtimet nga vende jashtë BE, lejohet hyrja në Francë, pa patur nevojë për një arsye madhore, vetëm të qytetarëve të cilët:

1.Kanë kryer ciklin e vaksinimit prej të paktën 28 ditësh për vaksinën me dozë unike Janssen dhe 7 ditësh të 2 dozave të vaksinave Pfizer/Comirnaty, Moderna,AstraZeneca/Vaxzevria/Covishield.

2. Personat e vaksinuar, përveç certifikatës së vaksinimit, duhet të jenë të pajisur edhe me një test PCR negativ me vlefshmëri 48 orë para udhëtimit.

3. Fëmijët 6 deri 18 vjeç të cilët janë të pavaksinuar, kur shoqërohen nga prindër të vaksinuar, mund futen në territorin francez vetëm me test PCR negativ me vlefshmëri 48 orë para udhëtimit, pa patur nevojë për arsye madhore.

4. Për personat e pavaksinuar me një nga vaksinat e mësipërme, autoritet franceze kërkojnë plotësimin e kritereve si më poshtë:

5. Paraqitjen e një arsye madhore sipas formularit në linkun bashkëngjitur.

6. Një test PCR negativ me vlefshmëri 48 orë para udhëtimit.

7. Angazhimin për tu izoluar gjatë 7 ditëve pas mbërritjes në Francë.