Një vatër zjarri është aktivizuar mesditën e sotme në Shijak, pranë lumit Erzen.

Siç duket edhe në pamjet e mëposhtme, flakët janë përhapur në një sipërfaqe me bimësi dhe pemë.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhet një mjet zjarrfikës dhe po punohet për shuarjen e flakëve.