Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako ka publikuar pamje nga punimet që vazhdojnë në lagjen nr.18 për parkun “Vala”, një park i madh urban për fëmijë e të rritur që pritet t’i shtohet qytetit tonë.

Parku është pjesë e programit kombëtar “Dua të Luaj”. I shtrirë në një sipërfaqe 8 mijë metra katrorë, ai do të ketë fusha sportive volejbolli, basketbolli, tenisi, minifutbolli, palestër të hapur, lojëra për fëmijë, zona pushimi si dhe gjelbërim.