Ka ndërruar jetë 35-vjeçari me iniciale O.Sh. që u vetëplagos sot me çifte.

Policia e Durrësit informon se ai ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në zonën e Arapajt, teksa i riu është sjellë në urgjencën e spitalit rajonal Durrës nga familjarët e tij. Sipas familjarëve, ata kanë lajmëruar ambulancën dhe pasi kanë pritur për mbi 15 minuta, janë detyruar ta sjellin vetë me makinë në urgjencë.

Nga informacionet paraprake që “DurrësLajm” mëson prej familjarëve të viktimës, ai është mbyllur në dhomë ku më pas ka qëlluar veten në bark me çifte.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 08:45, në lagjen nr. 13, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu, në banesë, shtetasi O. Sh., rreth 35 vjeç, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.