Boksieri Justin Thornton që kishte të numëruar 24 beteja në karrierën e MMA, ka ndërruar jetë pas plagëve të marra në humbjen ndaj Dillon Cleckler më 20 gusht.

Presidenti i BKFC, Dave Feldman, konfirmoi që Thornton nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Këtë mëngjes morëm lajmin për vdekjen e njërin prej luftëtarëve tanë, Justin Thornton që garoi në BKFC-20 me 20 gusht 2021.I bashkohemi komunitetit të sportit dhe dërgojnë ngushëllimet më të thella për familjen dhe të dashurit e tij”.

Thornton ra në tokë pas vetëm 18 sekondave pas një goditje brutale të Clecker me të djathtë. Pastaj, Thornton u dërgua menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë.