Një ngjarje e rëndë është shënuar në një klinikë private në Durrës, ku një 54-vjeçare ka humbur jetën gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale. Ngjarja ka çuar në nisjen e një hetimi penal ndaj mjekut që kreu ndërhyrjen.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, për shtetasin I. Sh., 59 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek, pasi në klinikën e tij, ka humbur jetën gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale, shtetasja M. Xh., 54 vjeçe, banuese në Durrës.“
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.